Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se pritet shumë shpejt krijimi i qeverisë së re të Republikës së Kosovës që do të drejtohet nga mandatari Avdullah Hoti.
Ai bëri të ditur se për të diskutuar për këtë çështje janë mbledhur sot në selinë e partisë.
“Po presim tani, sot jemi në parti në konsultime me kryetarin e degës, Isa Mustafa, me mandatarin Avdullah Hotin dhe shefin e grupit parlamentar Arben Gashin”, tha ai.
Abrashi shtoi se votat për formimin e Qeverisë së Re tanimë i kanë të siguruara.
“Në ditën e dorëzimit të komenteve në Gjykatën Kushtetuese ne kemi pasur më shumë se 61 vota me partnerët me të cilët pritet të formohet Qeveria”, tha shkurt ai.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje qeverisëse me AKK-NISMA dhe minoritetet.