Anxhela Peristeri niset për në Eurovision, me flamurin kuq e zi
Ajo këtë vit do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Dhe artistja ka treguar së fundmi se është nisur për në Rotterdam, Holandë se ku do mbahet festivali
Këtë e ka bërë publike përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram. “Le të fillojë rrugëtimi’, ka shkruar Anxhela teksa shfaqet e ulur mbi valixhe dhe duke mbajtur një flamur kuq e zi në dorë.
Në postimin e saj, ajo mori komente të shumta të cilët i uruan suksese duke mos munguar dhe komentet nga kolegët e saj. Theksojmë që nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali do të mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj./