Koncerti i planifikuar të mbahej nesër në Dragash, me këngëtarë serbë është anuluar.
Ky koncert po organizohej për të shënuar festën e komunitetit goran, e njohur ndryshe si Shën Gjergji.
Kështu bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së dega në Sharr.
Për emisionin Ora 7 në Klan Kosova ai deklaroi se me të marrë vesh lajmin për organizimin e këtij koncerti, është takuar me kryetarin e komunës dhe komandantin e policisë dhe ka kërkuar që të anulohet organizimi.
“Nuk jemi kundër goranëve, por jemi kundër këngëtarëve nga Serbia. Data 5 maj shënon Ditën e Dëshmorëve. Këngëtarët serbë s’kanë vend në Sharr”, deklaroi ai, duke shtuar se organizatori është tërhequr dhe koncerti është parandaluar.