Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se, sikurse ditëve të kaluara, edhe për datën 17 qershor janë anuluar të gjitha fluturimet.
Aeroporti kërkon nga udhëtarët potencialë që për detaje shtesë t’i kontaktojnë kompanitë ajrore.
“Të dashur udhëtarë, ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 qershor 2020 janë anuluar. Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje tjera”, thuhet në njoftimin e ANP-së.
Anulime të tërësishme të fluturimeve ka pasur tash e disa ditë.