Antonela e “Përputhen” ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë shumë kuriozë të dinë rreth jetës së saj private dhe rreth emisionit.
Gjatë pyetësorit të bërë në rrjetin social “Instagram”, është pyetur se a ka pasur ndonjëherë lidhje me një djalë nga Kosova, e që ajo nuk ngurroi të përgjigjet.
“Po, dy vite e gjysmë”, u përgjigj ajo, madje një gjë të tillë ajo e zbuloi edhe gjatë takimit të djeshëm me Andin.
LEXO EDHE: Ky është djali i konkurrentës së ‘Its my love’?!
Ndërsa një tjetër ka pyetur se çfarë mendon Antonela, “me vjehrrën dhe vjehrrin, apo pa ta”. Duke i thënë që të reagojë edhe Mevlani, me të cilin Antonela ka bërë dy takime.
“Vjehrra dhe vjehrri do i vinin shumë në ndihmë çiftit, kështu që pse jo, reagon ti Mevlan?”, është përgjigjur Antonela.
Dikush tjetër është kurioz të dijë se me kë shpreson ajo që të përputhet.
“Më kë ta ketë shkruar Zoti”, i përgjigjet shkurt Antonela.
Gjithashtu kjo e fundit ka zbuluar se nuk u beson kurrë meshkujve.