Antonela paralajmëron Sarën: Bëj kujdes!
Antonela dhe Atdheu kanë qenë mjaft të afërt pas rikthimit të tij në program dhe thuajse është lënë në harresë puthja që pati me Sarën.
Megjithatë, në takimin e Sarës me Çimin, u vu re se ajo tha “Kush jeton jashtë e merr malli për Atdheun” dhe teksa komentohej në studio nëse bëhej fjalë për një provokim, Antonela tha: “Të ma thojë shoqja ime”.
Kjo ishte mënyra që zgjodhi për të paralajmëruar Sarën që të bëjë kujdes. Sara: Pse duhet të më marrë malli, këtu e kam përditë. Ja ku të kam përballë.
Atdheu: Kjo po thotë që e ka marrë malli për kombin, për Atdheun. Sara: Do doje ti të më kishte marrë malli për ty? Atdheu: E di unë atë. Sara: Na e thuaj dhe ne, ta dimë. Antonela: Unë sot jam shumë paqësore, jam si ëngjëll. Nuk jam për debate.