Pas 21 vitesh shërbimi besnik, Angelina Jolie jep dorëheqjen nga roli i saj si e dërguar speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Aktorja hollivudiane dëshiron të punojë dhe për çështje më të gjera humanitare, lexohet në një deklaratë të lëshuar sot.
“Pas 20 vitesh punë brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara, ndjej se ka ardhur koha që unë të punoj ndryshe, duke u angazhuar drejtpërdrejt me organizatat e refugjatëve dhe ato lokale”, shtoi aktorja.