Angelina Jolie shkëlqeu në tapetin e kuq të “Golden Globes”-it mbrëmjen e së dielës ku ishte në shoqërinë e vajzës së saj 19-vjeçare Zahara Jolie-Pitt. Të dyja kishin veshur veshje të Alexander McQueen.
Aktorja shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan prej argjendi dhe rrjetë të zezë, me një desinj gjysmë transparent. Kur u pyet nga një gazetar i Variety-t nëse veshja e saj ishte e rehatshme, ajo thjesht u përgjigj: “Më shumë nga sa mendoni”.
Zahara kishte veshur një fustan prej 9,900 dollarësh McQueen me lule qershie për të festuar momentin e madh të nënës së saj, raporton Page Six./Indeksonline/