Duket se aktorja e njohur e ka gati formulën e kapërcimit të stinëve nga dimri i ftohtë në pranverën e ngrohtë, përmes një ndryshimi në look që nuk kaloi pa u vënë re.
Kështu, Angelina Jolie u pa duke dalë nga një dyqan në Manhattan, por sytë e të gjithëve mbeten të ngjyra e re e flokëve.
Me një nuancë bionde të çelur, me shumë shkëlqim, me një model me fije më të theksuara, Angelina duket kaq bukur me këtë ndryshim në flokët e saj. Le të themi një kalim me shumë stil nga efektet e ngjyrës ombre (bazë e errët, ndërsa nuanca fillon të çelet në gjatësinë e flokëve) të vjeshtës dhe dimrit te ngjyra bionde, ideale në prag të sezonit të ri të pranverës.