Në dhjetor të 2021 modelja shqiptare, Angela Martini dhe bashkëshorti i saj rumun, Dragos Savulescu u bënë prindër të herë të parë.
Djali i saj Kyree erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese, por Angela ka treguar shpesh se që në momentin kur lindi e ka ndjerë lidhjen e fortë me të.
Ditën e sotme Kyree mbush 3 vjeç dhe ky është një moment shumë emocionues për modelen.
“Të tre vjet lumturi dhe dashuri e pastër! Je dhurata më e madhe e jetës tonë, dhe të të shohim duke u rritur ka qenë bekimi më i madh për ne. Gëzuar ditëlindjen, mrekullia jonë e vogël!”, shkruan Angela.