Ditë më parë, në mediat rozë nisën të qarkullojnë lajmet se Ana e ‘Përputhen’ do të ishte pjesë e një programi dating në Kosovë, “It’s My Love”.
Ishte producenti i këtij emisioni, Kika ai që deklaroi në një intervistë se Ana e ‘Përputhen’ do të jetë konkurrente e emisionit të tij.
LEXO EDHE: Ana e ‘Përputhen’ pu th këngëtarin kosovar
Mirëpo, këto nuk do të ishin vetëm aludime të pavërteta të Kikës, pasi Ana e ka mohuar diçka të tillë.
Në një prononcim, Ana është shprehur që këto janë vetëm iluzione të producentit.
“Unë nuk do të jem pjesë e asnjë emisioni aty. Janë iluzione. Nuk e di ku është bazuar ai në këtë thënie, por ne nuk njihemi fare”, – është shprehur Ana.
Kujtojmë se Ana u larguar nga Përputhen me mjaft bujë, pas fotos së publikuar në shtrat me Arjonin.