Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Ambasadori i Suedisë: Ura duhet të hapet, pyetja është kur dhe si
Ballina

Ambasadori i Suedisë: Ura duhet të hapet, pyetja është kur dhe si

14. September 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ambasadori suedez në Kosovë Jonas Westerlund, tha se fokusi i BE-së është në agresionin rus ndaj Ukrainës, ndërsa nuk ka kohë për diskutime rreth Urës se Ibrit në këtë moment.

Megjithëse ka thënë se Ura duhet të hapet, Westerlund ka përdorur një fjalë të vjetër greke, “kairos”, që nënkupton se një vendim duhet të merret në momentin e duhur, për të maksimizuar rezultatin.

Sipas ambasadorit, pyetjet se kur dhe si duhet të hapet ura, i takojnë popullsisë në të dy anët e lumit, bashkërisht në konsultime me komunitetin ndërkombëtar.

“Në gjuhën greke është një fjalë, ‘kairos’, që do të thotë se duhet ta marrësh një vendim në momentin e duhur për të pasur rezultatet më të mira të mundshme. Nuk ma merr mendja se kemi ‘kairos’ momentalisht. Ura duhet të hapet, besoj që të gjithë pajtohemi për këtë, pyetja është kur dhe si. Në pikëpamjen time duhet të behet në përputhje me konsultime të popullsisë në dy anët e lumit dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky është një problem simbolik, në realitet ka shumë ura tjera të hapura ku mund të qarkullojnë veturat e këmbësorët në Ibër”, tha ai.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të spekulojë nëse vendimet e fundit të Qeverisë po bëhën në prag të zgjedhjeve, ndërsa ka kërkuar koordinim më të mirë me bashkësinë ndërkombëtare.

“Nuk dua të spekuloj (se këto veprime po bëhen sepse jemi në prag të zgjedhjeve). Do ta vlerësonim shumë nëse disa nga këto çështje do të diskutoheshin me komunitetin ndërkombëtar para se të ngriheshin problemet. Kjo është theksuar në disa raste ndërmjet komunitetit ndërkombëtar dhe kryeministrit Kurti”.

Wusterland, për paralajmërimet e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se sanksionet ndaj Kosovës mund të agresohen, ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar, por se duhet të shihet “fotoja e madhe” ku Kosova është pjesë e Evropës, siguria e së cilës është në rrezik.

Ai ka theksuar se fokusi i BE-së është në luftën Rusi-Ukrainë, siç duhet të fokusohet edhe Kosova, Suedia dhe të gjitha vendet e Evropës.

“Kam ndjekur deklaratat e zëdhënësit të BE-së për këtë çështje. Nuk kam asgjë për të shtuar. Por, siç them gjithmonë, duhet ta shohim ‘foton e madhe’. Kosova është pjesë e Evropës. Që të dyja vendet, edhe Kosova edhe Suedia, janë shtete të vogla dhe duhet ta kuptojmë se çfarë po ndodh në Evropë tani me agresionin rus mbi Ukrainën. Koha është që të fokusohemi aty dhe se si Kosova, Suedia e aleatët tjerë mund ta ndihmojnë Ukrainën nga Rusia, e cila po rrezikon edhe sigurinë evropiane. Pra, këtu duhet të jetë fokusi dhe nuk ka kohë për diskutime rreth Urës në këtë moment. Duhet të diskutojmë për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe duhet të diskutojmë si mund ta ndihmojmë Ukrainën”, ka thënë ai, për Ekonomia Online.

BE
Share. Facebook
Previous ArticleSantiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe ….
Next Article Policia u sekuestroi makinën luksoze, reagon Hati

Related Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.