Kanë mbetur pak minuta deri në fillimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Tashmë në objektin e Kuvendit të Kosovës kanë arritur disa nga deputetët e rinj të cilët do të betohen sot.
LEXO EDHE: Legjislatura e re, VV me 58 ulëse, PDK 19, LDK 15 dhe AAK 8
Në Kuvendin e Kosovës para pak minutave ka arritur edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.
Konsett është parë duke hyrë në Kuvend pak minuta më parë, ndërsa seanca pritet që të fillojë në ora 10:00.
Kujtojmë se LVV e ka konfirmuar se sot votohet formimi i Kuvendit dhe Qeveria Kurti.