Pak ditë më parë “Jeta osh qef” raportoi se gjatë natës Zhaklin Lekatarit i ishte dëmtuar makina në parking. E njëjta media shkruante se Zhaklinës i kanë thyer xhamat dhe e kanë gërvishtur, ndërsa ajo ka njoftuar policinë. Lajmin e shoqëruan me këto foto, teksa disa media nxituan ta lidhnin ngjarjen me “Big Brother”.Gjithsesi, e vërteta është se Zhaklina nuk është sulmuar. Lajmin e përgënjeshtroi shpejt ‘Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë’ që në një njoftim zyrtar shkruan se lajmi është i pavërtetë.
Mes të tjerave ajo foli edhe për vëmendjen që ka pasur këto muaj nga ‘Big Brother VIP’, duke e konsideruar si një thikë me dy presa.
“Nga një anë është bukur sepse ka njerëz që të ndalojnë, duan foto, të tregojnë përshtypjet e tyre dhe nga ana tjetër është edhe pjesa që çdo fjalë apo deklaratë e jotja deformohet dhe manipulohet. Është shumë frustruese sidomos për lajmet e pavërteta që qarkullojnë, gjysma e ditës të ikën duke sqaruar njerëzit.”-tha Zhaklina.