Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, dje k vizituar përfaqësueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave”.
Ajo u zotoua se do ta bëj të pamundurën që kriminelët e luftës të dalin para drejtësisë.
Haxhiu me përfaqësueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave” diskutoi për ndriçimin e çështjes së të pagjeturve nga lufta në Kosovë, shkruan infoline-news.
Ministrja tha se aktivizmi dhe mosdorëzimi i këtyre grave në kërkim të drejtësisë, është shtysë për secilin institucion që të angazhohet që drejtësia për këto familje të vihet në vend.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
Përfaqësueset e kësaj shoqate, falënderuan ministren për vizitën e saj në një datë kaq të rëndësishme për gratë duke shprehur besimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë në ndriçimin e fatit të familjarëve tyre.