Më 29 të këtij muaji, në dy komuna të Kosovës do të votohet për kryetar, në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.
Një garë interesante do të jetë në Llap, derisa në garë janë kandidati i LDK-së,
Nexhmi Rudari, nga PDK, Naim Fetahu dhe nga VV, Shpejtim Bulliqi.
Ky i fundit ka bërë një postim në FB derisa shihet me liderin e VV-së, Albin Kurti,
në një kompani në Llap. Duke thënë që fokusi i tyre për llapjanit është fuqizimi
i ndërmarrjeve prodhuese.
Ky është postimi i Bulliqit:
Tash bashkë me ish-kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes z. Albin Kurti dhe ish-ministren
e MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, vizituam fabriken e prodhimit dhe përpunimit të
lëngjeve “Laberion”. Po vazhdojmë për të vizituar Fabriken S/SPRINT. Fokusi ynë
në ekonomi është të fuqizojmë ndërrmarjet prodhuese që gjenerojnë vende pune
për qytetarët e Komunës sonë.