Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka postuar një video ku flet rrethë rëndësisë së pjesëmarrjes së mërgatës në zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë.
Ai përmes këtij mesazhi tregon se çdo person që ka shtetësi të Kosovës dhe mbushë 18 vjet deri në datën e zgjedhejve, ka të drejtë të votojë nga jashtë vendit.
LEXO EDHE: PSD i del në mbrojtje Albin Kurtit
Përveç kësaj ai shtoi se dhe nëse nuk keni shtetësi të Kosovës por keni lindur në Kosovë apo keni ndonjërin prind nga Kosova, ju mund të votoni për zgjedhjet këtu.
Për më shumë shikoni video mesazhin nga i pari i Lëvizjes Vetëvendosje: