Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili këtë të diel ka vizituar Tiranën, është aksidentuar duke u kthyer në Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.
“Sonte makina e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas agjendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka thënë Manxhuka.
Ndërkaq, mësohet se pas aksidentit, Kurti është transportuar me veturën e patrullës së policisë deri në Tiranë.