![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Vetëm pesë ditë më parë, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të dytë.
Miriam solli në jetë një djalë, për të cilin zgjodhën emrin e veçantë Duam, si kënga e tyre e dashurisë.
Duami është mirëpritur në shtëpi nga familja e tij në mënyrën më të ëmbël.
Albani, Miriami dhe e vogla Ameli kishin marrë një tortë super të veçantë, krahas së cilës shkruhej:
“Mirë se erdhe Duam”
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2020/01/9-5.jpg)
Dekori i tortës ishte një bebush me kapuç në kokë, i cili flinte pranë një qenushi.
Dy këngëtarët kanë vendosur të tregohen diskretë për portretin e të voglit, për të cilin jemi të gjithë kuriozë ta shohim si duket.