Këngëtari Alban Mehmeti po punon mjaftueshëm për krijimin e hiteve të reja.
Ditë më parë ai lansoi këngën “Dua të t’harroj”, e cila u mirëprit mjaftë nga publiku.
Por projektet muzikore nga ai nuk kanë të ndalur.
Në një intervistë për Indeksonline, këngëtari tregoi që është bërë gati për sezonin e verës, ku pritet që t’i publikoi dy projekte ritmike. Ai gjithashtu zbuloi që do të sjellë edhe një duet, e të cilin e la befasi për fansat e tij.
“Unë sapo kam lansuar këngën time te re “Dua te t’harroj” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku. Kurse ne vazhdim kam edhe dy projekte ritmike dhe një duet të cilat po shpresoj qe t’i lansojmë para sezonit veror. Natyrisht nëse do te hapet sezoni. Duetin dua ta lë befasi” tha këngëtari.
Ai vazhdon të jetë mjaftë i kërkuar për dasma dhe ahengje familjare. Si vitet paraprake edhe për këtë vit është i rezervuar, por se a do t’i mban dasmat ai u shpreh se duhet të jemi optimist.
“Ju e dini qe rezervimet për dasma bëhen ndoshta deri në dy vite përpara kështu që rezervime kemi shumë dhe jemi optimist që sivjet do të mbahen edhe ato duke e pasur parasysh që e gjithë bota po shkon drejt hapjes dhe besoj që edhe ne do të shkojmë asaj rruge”.
Këngëtari ka mbajtur mbrëmje muzikore dhe evente familjare të vogla, në atë kohë kur ka ‘humbur vir usi’.
“Pse te te gënjej. Po kemi mbajtur edhe evente familjare, por edhe mbrëmje. Sidomos në kohën kur ishte fushata zgjedhore dhe “humbi vir usi” atëherë organizatoret kanë shfrytëzuar kohën dhe kemi mbajtur disa mbrëmje te vogla”, tha ai.
Përveç ndikimit negative, pandemia me një anë ka ndikuar edhe pozitivisht për këngëtarin. Ai tha se këtë periudhë e ka shfrytëzuar maksimalisht ta kalojë me familjen.
“Nëse e marrim aspektin familjar ka ndikuar mjaft mirë. Ne e kemi shfrytëzuar kohën maksimalisht të kalojmë me familje, gjë që kur kemi shumë angazhime na mungon. Kurse në të gjitha aspektet tjera mendoj që ka ndikuar negativisht. Megjithatë uroj që sa më shpejtë kjo të kalojë dhe të mbetet vetëm një kujtim i keq.” përfundoi ai.