Pas suksesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, moderatori i njohur Aluaudin Hamiti ka vendosur të shkojë me pushime.
Hamiti ka udhëtuar drejt Kolumbisë, atje ku po shijon bregdetin dhe temperaturat e nxehta.
Por, tash e tri ditë, ai e ka një problem, raporton Indeksonline.
Përmes një “Insta-Story”, Hamiti ka kërkuar kos për t’u lyer, për shkak të djegies nga rrezet e diellit.