Çdo i ri që largohet nga Shqipëria krijon 15 mijë euro në vit humbje në vend. Alarmi u dha nga ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, e cila i referohet të dhënave ndërkombëtare. Sipas saj nga përllogaritjet për vitin 2018, largimi i emigrantëve i ka kushtuar Shqipërisë 330 milionë euro deri në 504 milionë euro kosto, që varion nga numri dhe niveli arsimor i tyre.
“Janë disa të dhëna jo zyrtare sesa i kushton Shqipërisë largimi qoftë i një individi, i referohemi të dhënave ndërkombëtare si “Wester Foundation” që ka përllogaritur që për vitin 2018 kostoja që i kushton Shqipërisë largimi i emigrantëve është nga 330-504 milionë euro dhe kjo varion nga numri i emigrantëve dhe niveli i tyre arsimor. Problematikë është edhe fakti i të ardhmes, i humbjes që këta i shkaktojnë konsumit të ekonomisë shqiptare që prek PPB, dhe rrit kostot dhe është përllogaritur që çdo individ që largohet krijon 15 mijë euro në vit te konsumi”.
“Janë shkaqe të brendshme e të jashtme, të jashtmet kanë të bëjnë më atraksionine e perëndimit, që trendi i tyre lëviz me shpejtësi të mëdha si cilësua e shërbimeve, shëndetësisë arsimit. Faktorët e brendshëm si papunësia, niveli i kriminalitetit, cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar dhe këto ndikojnë që njerëzit mendojnë që rruga është për ikur. Emigracioni justifikohet ose në gjendje lufte, ose fatkeqësi natyrore, tani e kemi individual emigracionin. Qeveria duhet të gjejë shkaqet për ta demotivuar emigracionin dhe jo ta shohë si të drejtë individuale. Shkaqet, ritmi i reformave është shumë i ngadaltë, duhet përmirësuar cilësia e shërbimeve. Emigracioni po krijon plaken e popullsisë”.
Për eksperten Nunaj një tjetër faktor që tregon rritjen e emigracionit është edhe rritja e remitancave. “Rënia e remitancave ishte kryesisht për periudhën e krizave që kanë kaluar vendet origjinë ku janë emigrantë si Greqia e Italia, ndërsa në 2021 sipas BSH remitancat janë rritur dhe kanë qenë në nivelin më të lartë që nga 2019 pasi 761 milionë euro. Kjo vjen se emigracioni është edhe më i ri”./A2Cnn