Natalie Portman dhe bashkëshorti i saj Benjamin Millepied po përjetojnë krizë në martesë, pasi koreografi thuhet se e ka tradhtuar aktoren. Përflitet se 45-vjeçari ka patur një lidhje jashtë martesore me aktivisten 25-vjeçare të klimës Camille Étienne.
Një burim për gazetën The Mirror bën me dije se afera tani ka përfunduar dhe çifti po përpiqen të kapërcejnë këtë krizë.
“Ai e di se bëri një gabim të madh dhe po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë atë dhe të mbajë familjen të bashkuar. Natalie është tepër diskrete dhe nuk ka ndërmend ta shfaqë këtë në media. Prioriteti i saj më i madh është mbrojtja e fëmijëve dhe privatësisë së tyre”, tha burimi.