Aktorja shqiptare, Monika Lubonja është prekur me Covid-19.
Ndërsa çdo ditë rritet numri i të prekurve në githë botën, pa dyshim se dhe në trojet shqiptare po ndodh e njëjta gjë.
LEXO EDHE:
Këta janë vjehërritë e këngëtares Aida Doçi
Në mesin e të infektuarve së fundi aktorja e njohur, Monika Lubonja ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një statusi në rrjetet sociale.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë.
Jam e mbyllur në shtëpi, duke u kuruar nga COVID-19.
Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re.
Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne.
Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.
Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin, pijmë kafe, shkojmë dhe për dreka, a darkojmë,
qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i
japim dorën dhe s’mjafton kjo, po në fund e puthim, po, po e puthim fort, madje më fort,
aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një
urim zemre “e gëzofsh”.
Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona e dalin me vetëdijen e tyre të plotë
duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë,
se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave.
Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie, kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre, a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin?
Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë
dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon,
që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë
nga fundi, kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten…
Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri.
Për mua si individ, si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje.
Ne po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter.
Zot na jep forcë!”, shkroi ajo.