Eva Longoria ka postuar një video në Instagram në të cilën shpërtheu në lot teksa fliste për zjarret që kanë pushtuar Los Anxhelosin prej një jave.
Aktorja ka treguar se është evakuuar nga shtëpia e saj dhe se do të solidarizohet për viktimat e zjarrit.
“Ka qenë një javë e çmendur. E tmerrshme për shumë njerëz. Shumë nga miqtë e mi humbën shtëpitë e tyre. Nuk ka të bëjë me gjërat, ka të bëjë me kujtimet. Ata njerëz punuan shumë për shtëpitë e tyre. Në thelb, ne vendosëm të evakuoheshim sepse morëm një paralajmërim dhe më pas alarmi ynë vazhdoi të binte”, tha aktorja dukshëm e tronditur, duke shtuar se tani është në shtëpinë e saj të dytë dhe se ka pritur shumë miq të cilët gjithashtu duhej të evakuoheshin.