Sydney Sweeney vazhdon të magjeps ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe këtë herë e bëri në një mënyrë që tërhoqi edhe më shumë vëmendjen.
Aktorja e Euphoria, e cila ka qenë në qendër të thashethemeve për një ndarje të mundshme me ish të fejuarin Jonathan Davino, ka shpërndarë një sërë fotosh nga plazhi dhe postimi ka grumbulluar 3.3 milionë pëlqime në një kohë të shkurtër.
Megjithatë, një burim i afërt me Sweeney zbuloi për revistën People se ajo dhe Davino janë ndarë përfundimisht dhe dasma e tyre e planifikuar në fillim të këtij muaji është anuluar.