Ylli britanik i OnlyFans, Bonnie Blue, është përjashtuar përgjithmonë nga platforma OnlyFans.
Lajmin e konfirmoi kompania, pasi ajo njoftoi një “sfidë të re seksuale” me qëllim që të flejë me deri në 2,000 burra në një ditë.
“Sfidat dhe përmbajtja ekstreme nuk lejohen sipas politikës sonë të përdorimit. Çdo shkelje e kushteve do të rezultojë në çaktivizimin e përmbajtjes ose të llogarisë”, tha OnlyFans për Indy100.
Bonnie planifikoi të hapte një “kopsht zoologjik dashurie” për të thyer rekordin e saj të mëparshëm nga janari 2025, kur, sipas ekipit të saj të PR, ajo fjeti me 1,057 burra në 12 orë.