Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj, ish-lojtari i NFL-së, Eric Johnson, janë ndarë pas 10 vjetësh martesë.
“Eric dhe unë kemi jetuar veçmas, duke qendruar në një situatë të dhimbshme në martesën tonë”, tha Simpson për “People”-n.
“Fëmijët tanë janë të parët dhe ne po fokusohemi në atë që është më e mira për ta. Ne jemi mirënjohës për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që na ka ardhur dhe vlerësojmë privatësinë tani ndërsa punojmë me këtë si familje.”
Dyshja, që u martua në vitin 2014 pas katër vjetësh lidhjeje, ka tre fëmijë: Maxwell Drew, 12 vejç, Ace Knute, 11 vjeç dhe Birdie Mae, 5 vjeç