Protestues kundër ndotjes së ambientit e kapitalizmit e mbrojtës të ambientit janë të përkushtuar që të bindin industrinë automobilistike të Gjermanisë duke i ngjitur duart e tyre në pavijonin e Porsche në muzeun automobilistik në Wolfsburg. U ngjitën por s’kishin tualet aty këta martirë për planetin.
15 aktivistë okupuan pavijonin e Porsche në Autostadt, 9 prej tyre u ngjitën në dysheme dhe disa prej tyre hynë edhe në grevë urie deri në momentin që sektori i transportit në Gjermani të ç’karbonizohet tha Ginaluca Grimalda, i vetë përshkruar si ‘ekonomist eksperimental’.
Më tej ai tha se janë pritur me mirësjellje dhe janë njoftuar se I mbështesin të drejtën për të protestuar, por u ankua se kanë refuzuar që t’i furnizojnë me një enë ku këta do të mund t’i kryenin nevojat fiziologjike në mënyrë më dinjitoze. Ai u qa se në atë objekt është ndalur edhe ngrohja.