Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Ballina»Aksion në Kosovë për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga përmbytjet në Bosnjë e Hercegovinë
Ballina

Aksion në Kosovë për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga përmbytjet në Bosnjë e Hercegovinë

8. Oktober 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Qytetarë të komunitetit boshnjak të cilët kryesisht jetojnë në rrethinën e Prizrenit, kanë marrë iniciativë për grumbullimin e ndihmave humanitare me qëllim të dërgimit të tyre për qytetarët e prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Bosnjë e Hercegovinë.

Siç shkruan Anadollu, në Qendrën Kulturore Boshnjake në Prizren nga dita e hënë ka filluar mbledhja e pakove ushqimore dhe veshmbathjeve për t’u dërguar në Bosnjë e Hercegovinë.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, e cila i takon komunitetit boshnjak në Kosovë, Emilija Rexhepi tha se këto ndihma brenda pak ditësh do të nisen për në Bosnjë e Hercegovinë

“Pas përmbytjeve në Bosnjë e Hercegovinë kemi shprehur dëshirën që pjesëtarët e komunitetit boshnjak të Prizrenit të solidarizohen me vëllezërit e motrat tona atje dhe ka nisur aksioni i grumbullimit të veshmbathjeve dhe gjërave ushqimore, dhe pakot do të dërgohen brenda ditësh në zonat e prekura në Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë ajo.

Rexhepi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim etnie që të ofrojnë përkrahje humanitare për zonat e prekura nga përmbytjet në Bosnjë e Hercegovinë, pasi sipas saj, atje ende mbretëron një situatë e vështirë.

Nisma të ngjashme janë ndërmarrë edhe nga subjektet tjera politike, por edhe aktivistët e shoqërisë civile nga radhët e komunitetit boshnjak që veprojnë në Komunën e Prizrenit, të cilët kanë hapur xhirollogari të caktuar bankare për të grumbulluar mjete financiare që do të transferohen për të ndihmuar zonat e prekura nga përmbytjet vdekjeprurëse.

Gjatë javës së kaluar përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje të dheut goditën zonat e Jabllanicës, Konjicës, Kiseljakut, Fojnicës dhe qyteteve të tjera, duke marrë shumë jetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Bosna
Share. Facebook
Previous ArticlePostimi i Khole-s që tronditi fansat
Next Article Xhuli Nura dhe Arta Bajrami me mesazh në muajin kundër kancerit të gjirit: Duaje veten tënde dhe kujdesu për të

Related Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.