Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares

15. May 2025

E quajnë antibiotik natyral për një arsye, përfitimet e majdanozit janë më të mëdha nga sa mendoni

14. May 2025

Pak orë para takimit të ftuar nga Osmani, Kuvendi në provën e 16-të për konstituim

14. May 2025

Vëllezërit Menendez drejt lirimit me kusht

14. May 2025

Policia e gjen personin që i kishte humbur portofoli, pasi ia dorëzoi një qytetar tjetër në stacion

14. May 2025

Xuxi i këndon “Hyjneshës së Prishtinës”

14. May 2025

KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë është ndërprerë për qytetarët e Drenasit

14. May 2025

Google sjell hyrjen pa fjalëkalim në Android

14. May 2025

Publikohet një fotografi e rrallë e tri ikonave të humorit shqiptar

14. May 2025

BE-ja ka një lajm të keq për mashtruesit e kilometrazhit

14. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Ballina»Aksidenti me autoblindë në veri ku u lënduan tetë policë, si ndodhi e si është gjendja e tyre
Ballina

Aksidenti me autoblindë në veri ku u lënduan tetë policë, si ndodhi e si është gjendja e tyre

14. December 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar mbrëmë në veri të vendit. Si pasojë, lëndime kanë marrë tetë policë.

Tetë policë të Njësisë Speciale Operative kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me autoblindë në veri të vendit, saktësisht fshatin Grabovc. Dyshimet janë se automjeti ka rrëshqitur dhe se ka dalë jashtë rrugës.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, deklaroi mbrëmë Elshani.

Të njëjtit pas aksidentit, u dërguan për ekzaminime në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk ka shume informacione. Janë 8 prej tyre që po trajtohen në emergjencë”, konfirmoi fillimisht zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa-Hakaj.

Më vonë, e njëjta bëri me dije se dy prej policëve janë transferuar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se edhe dy të tjerë po përgatiteshin për t’u transferuar.

“Dy prej tyre janë transferu në QKUK, ndërsa edhe dy të tjerë janë duke u përgaditur për transferim”, tha ajo mbrëmë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar pas mesnate se tre policë janë dërguar në QKUK.

Ai tha se i ka vizituar të njëjtit se se gjendja e tyre ishte stabile.

“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë”, shkroi Vitia.

Ai bëri me dije se njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.

“I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit!”, shkroi Vitia.

 
113

QKUK
Share. Facebook
Previous ArticleVetitë e mira të misrit
Next Article Vetitë shëndetësore të mollëve të gjelbra

Related Posts

Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares

15. May 2025

Pak orë para takimit të ftuar nga Osmani, Kuvendi në provën e 16-të për konstituim

14. May 2025

Policia e gjen personin që i kishte humbur portofoli, pasi ia dorëzoi një qytetar tjetër në stacion

14. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares

Read More

E quajnë antibiotik natyral për një arsye, përfitimet e majdanozit janë më të mëdha nga sa mendoni

Read More

Pak orë para takimit të ftuar nga Osmani, Kuvendi në provën e 16-të për konstituim

Read More

Vëllezërit Menendez drejt lirimit me kusht

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.