Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Sa duhet të ecni për të humbur peshë?

16. Juni 2025

Qytetari largon me duar gjarprin nga shtëpia e një banori në Malishevë të Gjilanit/

16. Juni 2025

8 të vrarë nga sul’met iraniane mbrëmjen e kaluar në Izrael

16. Juni 2025

Këto zakone ndihmojnë të flini në më pak se 20 minuta

16. Juni 2025

Horoskopi ditor, 16 qershor 2025

16. Juni 2025

Nis kthimi i haxhilerëve kosovar nga vendet e shenjta islame

16. Juni 2025

Pas një sëmundje të rëndë vdes ushtari i FSK-së

16. Juni 2025

Santiana ‘shokon’ me postimin e fundit në Instagram

16. Juni 2025

Rritet numri i shkurorëzimeve, kaq çifte i dhanë fund martesës brenda katër muajve

16. Juni 2025

Motoçiklisti lëndohet në aksident në Lipjan, arrestohet shoferi i veturës

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Aksidenti afër Shkupit: Sot varrosen katër viktimat e familjes Arsllani që vdiqën tragjikisht në Vardar
Ballina

Aksidenti afër Shkupit: Sot varrosen katër viktimat e familjes Arsllani që vdiqën tragjikisht në Vardar

4. Januar 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Tragjedia e mbrëmshme te lumi Vardar, afër Shkupit ka tronditur vendin. Trupat e tri grave janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi, pasi u aksidentuan dhe vetura e tyre doli nga rruga. Në veturë ka qenë edhe një person tjetër, familjar i viktimave – teksa fëmija që ndodhej po ashtu në veturë shpëtoi.

Të enjten Maqedonia e Veriut u trondit nga aksidenti tragjik afër Shkupit, ku një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona, doli nga rruga dhe ra në lumin Vardar. Katër persona humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa shpëtoi mrekullisht fëmija rreth moshës 5-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Viktimat që u aksidentuan tragjikisht janë nga familja Arsllani, nga fshati Gërçeci i Komunës së Sarajit në Maqedoni të Veriut.

Tri gra të familjës Arsllani, u nxorrën të vdekura nga vetura e aksidentuar, mbrëmjen e 2 janarit, ndërsa 5-vjeçari gjatë rrokullisjes së veturës ka dalë nga vetura dhe atë e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit.

Mjekët kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

E gjatë ditës së djeshme, me orë të tëra vazhduan kërkimet për kryefamiljarin i cili ndodhej po ashtu në vëturën e aksidentuar. Trupi i pa jetë i tij u gjet të premten rreth orës 15:00.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet në Rashçe, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në njoftim po ashtu thuhet se do të lëshohet urdhër për ekspertizën e makinës.

“Pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira në terrene të paarritshme, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e gjurmëve dhe provave me qëllim përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sipas informacioneve fillestare, automjeti drejtohej nga njëri prej të ndjerëve. Gjithashtu do të lëshohet urdhër për ekspertizën e makinës. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik janë intervistuar dëshmitarët okularë të ngjarjes, si dhe familjarët e familjes në automjet për zbardhjen e të gjitha rrethanave”,thuhet në kumtesë e Prokurorisë Themelore.

Mediat në Maqedoni të Veriut raportuan se në veturë ishin kryefamiljari me gruan, vajzën, nusen e djalit dhe nipin. Sipas tyre, nusja dhe nipi kishin ardhur për pushime nga Italia.

Viktimat pritet të varrosen sot, në fshatin Gërçec, ndërsa i mituri i vetëm i mbijetuar nga tragjedia raportohet se është kthyer në shtëpi, pranë familjarëve të tjerë.

Shkup
Share. Facebook
Previous ArticleTayna: Nuk kam qenë e dashuruar kurrë, fokusin e kam te vetja
Next Article Janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të horoskopit

Related Posts

Fjalë që prekin zemrat, dedikimi i Mihrie Brahës për vjehrrën

14. Juni 2025

Foshnja tre-muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat pas sulmit iranian në Izrael

14. Juni 2025

Hani fasule, iu bëni mirë zorrëve

14. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Sa duhet të ecni për të humbur peshë?

Read More

Qytetari largon me duar gjarprin nga shtëpia e një banori në Malishevë të Gjilanit/

Read More

8 të vrarë nga sul’met iraniane mbrëmjen e kaluar në Izrael

Read More

Këto zakone ndihmojnë të flini në më pak se 20 minuta

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.