Sipas Policisë së Kosovës një person është lënduar në një aksident trafiku ku janë përfshirë 3 automjete.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Menzës së Studentëve në Prishtinë, transmeton Koha.net.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00.
“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident. Kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.