Një aksident masiv ka ndodhur sot në Moderna të Italisë për shkak të mjegullës në autostradë.

Në të janë përfshirë dhjetëra makina, ku deri më tash raportohet të jenë lënduar 25 persona.
Disa prej tyre kanë pësuar lëndime serioze.
Në një tjetër aksident të ndodhur rreth orës 11:55, po në të njëjtën autostradë, humbi jetën në kamionist. Në këtë rast, në aksident u përfshinë dy kamionë.


