Akside/ntohet autobusi me pasagjerë nga Kosova
29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë janë strehuar në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksid/entua në qytetin e Kyustendilit.
Sipas mediumit bullgar, aksid/enti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.
Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e go/diti kamionin dhe ai doli nga rruga.
Shoferi i autobusit ka pësuar lën/dime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.
Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga Policia, ndërkohë që për aksi/dentin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori kujdestar.