Vesel Makolli, sekretar i Përgjithshëm i AKR-së në një prononcim për Gazeta Blic ka folur rreth mocionit të votëbesimit të kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Qeverinë Kurti, transmeton infoline-news.
Makolli ka theksuar se ende nuk ka diçka zyrtare nga AKR në lidhje me këtë, por ka cekur se kjo që po ndodh ne këtë moment të Pandemisë është e papranueshme.
“Akoma nga AKR nuk kemi një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje. Ajo që di të them në këto momente është se kjo që po ndodh është e papranueshme për shkak të situatës me Koronavirusin. Kur i gjithë fokusi duhej të ishte atje po ndodhin gjithë këto lëvizje në politikë” tha shkurt Makolloi.