Ak/sion për faj/de në Prizren, ka të arre/stuar
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, pas një pune hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren, të mbështetur edhe nga njësitë dhe stacionet tjera policore në Prizren dhe Prishtinë, ka ndaluar 2 persona nën dyshimin për kryerje të veprave pen/ale: “Faj/deja”, “Detyrimi”, “Asgjësimi apo dëm/timi i pasurisë” dhe “Faj/deja në ndihmë”.
Aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, ku të pand/ehurit gjatë aplikimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, janë arre/stuar në flag/rancë.
“Të njëjtit, dyshohen se kanë vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borx/hit), vik/timën e faj/desë nga i cili shfrytëzojnë gjendjen tejet të rënduar financiare, papërvojën e tij dhe të njëjtit i ofrojnë një shumë të të hollave në formë të borxhit të cilin më pas e ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme.
Njëri nga të pandehurit, gjithashtu përdor forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dë/mtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e sul/muar fizikisht dhe duke e kan/osur me qëllim të realizimit të përfitimit nga kontraktimi i shumës dukshëm jo proporcionale, në atë mënyrë që shkon në shtëpinë e të dë/mtuarit, fillon të bërtasë dhe ta sh/ajë të dë/mtuarin, më pas i’a për/plasë telefonin për toke dhe e go/det me gr/ushta në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me mjet të fortë e go/det në kokë, duke i shkaktuar lën/dime trupore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Me aktvendim të prokurorit, të pand/ehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së parabu/rgimit ndaj të njëjtëve