Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes personave të ndjeshëm, pasi cilësia e ajrit është e e dëmshme.
Në njoftimin e së hënës, Instituti ka njoftuar se cilësia e ajrit është 88 shkallë apo e moderuar.
Ajri në kryeqytet vazhdon të jetë i rrezikshëm dhe i dëmshëm.
Kur shkalla është më e rënduar, IKSHPK-ja rekomandon për bartjen e maskës.