Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se në kryeqytet s’është shënuar përsëri asnjë rast i ri me koronavirus, teksa në krejt Kosovën janë shënuar vetëm 7 raste të reja.
“Kriza si duket është pas nesh tani”, është shprehur Ahmeti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Ahmeti ka porositur qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë masat kufizuese.
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Falemnderit që respektuat thirrjen tonë për mos-dalje në Germi dhe vende tjera për 1 Maj. Edhe më tutje 0 raste në Prishtinë e 7 të tjera në krejt Kosovën. Kriza si duket është pas nesh tani. Por, vazhdojmë edhe këtë vikend. Me 4 fillon relaksimi i masave. Mos te prishim për pak!