Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka
reaguar lidhur me masat e fundit të miratuara nga Qeveria
e Kosovës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga nesër.
Masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, sigurisht që prekin
edhe kryeqytetin, pasi në bazë të këtyre masave, Prishtina hyn në zonën e kuqe
dhe që nga nesër pritet të ndalohet kufizimi i lëvizjes për qytetarët duke filluar nga
ora 19:00-05:00.
Për këtë arsyeje, kreu i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se
kjo është absurde.
“Ja edhe një absurditet: Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por
jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm”
, ka shkruar ai.