![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar të gjithë pasagjerët e mbetur në Cyrih nga fluturimi i djeshëm që të kontaktojnë kompaninë Edelwiss pasi që fluturimi do të realizohet sot.
Ky është njoftimi i plotë:
Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që kanë mbetur në Zyrih nga fluturimi i ditës së djeshme: Ju lutem lidhuni me kompaninë Edelweiss.
Fluturimi do të bëhet sot.
Nisja nga Zvicra parashikohet në orën 16.10 dhe mbërritja në Tiranë 18.10
Nisja nga Tirana parashikohet në orën 18.55 dhe mbërritja në Zyrih në ora 21.00.
Udhëtim të mbarë!
Tirana International Airport