Momente tronditjeje në fluturimin Edelweiss WK438 nga Cyrihu për në Shkup. Avioni u godit nga rrufeja mbi Tirolin e Jugut .
Piloti më pas vendosi të kthehej në Cyrih, ku mundi të ulet pa asnjë problem.

Në bord ishte ekipi kombëtar i volejbollit të Maqedonisë së Veriut të cilët kishin luajtur një ndeshje në Belgjikë.
Fluturimi pritet të ndodhë sot pasi pasagjerët janë akomoduar në një hotel.