Vëmendjen e Adis Patushit nga këngëtarja Filloreta Raçi së fundmi e ka marrë djali i tij, Troi, partneri i këngëtares ka publikuar një foto në Instagram me djalin e tij që e ndan me Adrola Dushi.
Krahas imazhit ku duken babë e bir nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Adisi ka lënë edhe një dedikim të ndjerë, ku shprehet se i mungon shumë Troi.
“Për flappyboy-n tim.. je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.. në këtë botë je bota ime Troi Patushi. Babit i mungon shumë!”– shkruan ai krahas fotos.
Mirëpo, nëse mendoni se pas këtij postimi të ëmbël ka munguar një reagim nga Fifi, gaboheni. Këngëtarja në hapsiren e komenteve ka lënë disa zemra për partnerin dhe djalin e tij.