Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetim ndaj KQZ’së për mos funksionimin e sajtit të tyre në ditën e zgjedhjeve. Sajti i KQZ’së nuk ka funksionuar për disa orë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 9 shkurtit, derisa po numëroheshin votat, shkruan Insajderi.
Policia po heton nëse ka pasur abuzim oshe keqpërdorim të votave
“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së”, njofton prokuroria.