Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan infoline-news.
Pas takimit, Abdixhiku deklaroi se Kosnettin e njoftoi për prioritetet e Qeverisë në infrastrukturë e ambient.
Ministri gjithashtu tha se është i inkurajuar nga përkrahja e dhënë nga SHBA-ja si më parë edhe tani.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Sot pata nderin të mirëprisja në një takim ambasadorin e SHBA-së Philip Kosnett. E njoftova për prioritetet e Qeverisë në infrastrukturë e ambient; e falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme që Qeveria e SHBA-së jep për Kosovën në fushat që i mbuloj.
I inkurajuar nga përkrahja e dhënë.
Relacionet, me shtetin dhe popullin amerikan janë të pazëvendësueshme për republikën tonë.