Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Haki Abazi ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Isa Mustafën se është shndërruar në ‘patericë’ të presidentit Hashim Thaçi, transmeton infoline-news.
Ai gjatë emisionit Debat të televizionit publik ka thënë se lidershipi i LDK-së në vazhdimësi ka mbështetur Thaçin rreth asociacionit të komunave dhe çështjeve tjera të ngjashme.
Madje, ai ia ka rikujtuar LDK-së se sikur të mos ishte Vjosa Osmani, atëherë kjo parti nuk do të merrte numrin e votave totale në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Isa Mustafa sot bashkë me Hotin e Veliu janë kapitenët që e çojnë anijen drejt PDK-së dhe PAN-it. Ata janë të interesuar të mbajnë kapjen e shtetit dhe të punësojnë njerëz të familjarëve të tyre”, është shprehur Abazi.