Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se edhe sot po pretendohet që qytetarëve të Kosovës t’u hiqet e drejta për të vetëvendosur, shkruan infoline-news.
“Ndryshimet kushtetuese janë përmendur dhe janë bërë në të njejtën kohë- dhe në të njëjtën fjali me deklaratat për gjendjen e jashtëzakonshme- vetëm njëherë dhe kjo, në mars të vitit 1989”, tha Abazi.
“Atëbotë me shumicë votash është suprimuar kushtetuta e vitit 1974. Rrjedhimisht për shkak të qëllimeve të errta e të kobshme kundër vullnetit qytetarë, i është hequr Kosovës dhe qytetarëve të saj e drejta për të vetëvendosur për të ardhmën e tyre. Kjo shkollë edhe sot po vazhdon të pretendojë se ekziston”.