Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, ka dalë me një sqarim lidhur me fluturimin e djeshëm Hamburg-Prishtinë.
AACK-ja njofton se në bord ishin 155 udhëtarë. “Flutrimi i planifikuar nga Hamburg për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur në ora 14:30 me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd në ora 16:27.
Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) për të marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku ka aterruar në 00:45 pas mesnatës”, thuhet në njoftim.