Për më shumë se tre muaj, marrëdhënia mes Erandit dhe Elinarës është komentuar vazhdimisht nga publiku dhe banorët brenda fermës, për shkak të afërsisë së veçantë, gjuhës trupore dhe “kuptimeve me sy” që kanë shkëmbyer gjatë qëndrimit në reality show.
Ata shpesh janë parë pranë njëri-tjetrit, duke ndarë momente të ngrohta që kanë nxitur dyshimet për një lidhje që mund të shkojë përtej shoqërisë.
Por a ka ndjenja të vërteta mes tyre?
Vetë Erandi dhe Elinara i kanë mohuar spekulimet për një lidhje romantike, ndonëse asnjëri nuk e përjashtoi mundësinë që “diçka më shumë” të ndodhë në të ardhmen.
Deklaratat e tyre, edhe pse të kujdesshme, lanë të hapur derën për interpretime nga audienca.
Pjesë nga biseda që ngjalli reagime:
Elinara: “Nuk jam këtu ju.”
Andrea: “Është bërë Erandi për ujë në prime.”
Albano: “Fakti që në plevicë ishin të gjithë pozitivë, kjo është gjëja më e bukur.”
Luana: “Fermerët thonë që ka një kimi.”