Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se koronavirusi mund
të transmetohet në të gjitha kushtet e motit dhe se nuk ka asnjë
arsye për të besuar se moti i ftohtë është vdekjeprurës për virusin.
Bora dhe shiu mund ta bëjnë të vështirë transmetimin e virusit nga sipërfaqet e
ndotura, por ai transmetohet kryesisht nga personi në person.
LEXO EDHE:
Shkencëtarët kanë frikë nga moti i ftohtë kryesisht pasi njerëzit do të kalojnë më
shumë kohë në hapësira të mbyllura të përbashkëta ku lehtësohet përhapja e virusit.
Transmetimi i infeksionit është i vështirë në hapësirën e hapur, por ekspertët paralajmërojnë se pa një maskë mbrojtëse, virusi mund të transmetohet lehtësisht
në këto hapësira.